×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Momenti rrëqethës i aksidentit zinxhiror në Budapest, një person vdiq dhe 39 tjerë u lënduan

    Insajderi
    12 March 2023 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia hungareze ka njoftuar se ka vdekur një person në aksidentin zinxhiror ku u përfshin 43 vetura në autostradën pranë Budapestit të Hungarisë.

    Viktima është gjetur nën një veturë të djegur.

    Sipas policisë, 39 persona kanë pësuar lëndime, ku 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë, e në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë.

    Televizioni hungarez RTL ka publikuar videon e aksidentit që e regjistroi kamera e vendosur brenda një kamioni që ishte pjesë e këtij aksidenti.

    Deri te aksidenti zinxhiror erdhi për shkak të sasisë së madhe të pluhurit që ishte ngritur në ajër – pra mbi autostradë.

    Veturat kishin filluar të frenojnë, ku si pasojë shoferët tjerë që ishin prapa tyre nuk i shihnin veturat e kamionët para tyre –gjë që erdhi derisa te aksidenti zinxhiror dhe 19 vetura u përfshin nga zjarri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark