Dogecoin është kriptmonedha që u formua pasi u inspirua nga një “meme” (ilustrim komik në internet), që është rritur shumë gjatë kësaj fundjave dhe ka kapur vlerën e mbi 2 milionë dollarëve në treg.
Kjo monedhë virtuale është rritur shumë që nga fundi i muajit të kaluar, kur kishte kapur vlerën e mbi 1 milion dollarëve për njësi në Ditën e Krishtlindjeve.
Themeluesi i kësaj monedhe virtuale Jackson Palmer, i cili e krijoi Dogecoin-in si një shaka, thotë se monedha që e krijoi ai është një tregues i qartë i rritjes së monedhave virtuale në treg, raporton Business Insider.
“Kam shumë besim tek ekipi zhvillimor i Dogecoin se do ta mbajë të qëndrueshëm dhe të sigurt monedhën virtuale”, ka deklaruar Palmer, transmeton Insajderi.
Palmer e krijoi Dogecoin-in në bashkëpunim me Billy Markus, një inxhinier i softuerit në kompaninë IBM.
Siç thotë Jackson Palmer, ata e krijuan këtë monedhë virtuale “pa e marrë seriozisht” futjen në treg të saj. /Insajderi.com