Pas një fillim viti të paqëndrueshëm për monedhat kriptografike, tregu në fjalë për herën e dytë i është thuajse i tëri në rënie.
17 nga 20 monedhat më popullore në CoinMarketCap.com shënuan rënie të ndjeshme ditën e Hëne ku humbja më e madhe ishte 13% në 24 orë.
Bitcoin po i afrohet përsëri vlerës së 10,000 dollarëve dhe aktualisht këmbehet me 10,745 dollarë.
Ethereum ra nën 1,000 dollarë dhe në këto momente këmbehet me 984 dollarë. Në 24 orët e fundit monedha ra me 5,93%.
Rënia është e ngjashme me një javë parë. Përgjatë 2017-ës ka pasur vetëm tre rënie të mëdha ndërsa këtë vit dy të tilla kanë ndodhur vetëm në Janar.
Reduktimi i vlerës së monedha kriptografike mund ti atribuohet strategjistit të Wall Street Peter Boockvar i cili parashikonte 70-90% rënie të vlerës së bitcoin.
Vetëm tre monedha janë në rritje: EOS, Stellar dhe VeChain. EOS këmbehet me 13,56 dollarë, Stellar me 0,46 dollarë dhe VeChain me 8,45 dollarë.
Vlera totale e tregut të monedhave kriptografike është 516 miliard dollarë. /PCWorld Albanian