×
  • Sport
  • Sport

    Monza e mposht në shtëpi Interin – Galliani në “qiellin e shtatë”

    Insajderi
    15 April 2023 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inter duket se e ka humbur totalisht fokusin nga Kampionati italian i futbollit. Zikaltrit sonte kanë regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore në Serie A, kësaj radhe ndaj Monzas, në “Giuseppe Meazza”.

    Djemtë e Inzaghit u mundën me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 77-të, ku pas një krosimi në zonë nga Patrick Ciurria, mbrojtësi italian Luca Caldriola kërcen më lart se të tjerët dhe me një goditje me kokë mposht portierin Onana.

    Kjo humbje i kushton jo pak “zikaltërve”, të cilët aktualisht ndodhen në vendin e 5-të në kampionat me 51 pikë, teksa rrezikojnë seriozisht kualifikimin e tyre për Champions League, në sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, Monza mbetet në vendin e 12-të në kampionat me 38 pikë dhe praktikisht ka siguruar qëndrimin në Serie A edhe për sezonin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark