×
  • Lajme
  • Lajme

    Morena Taraku e kërcënon në telefon burrin që i bëri dallavere me “Bentley” – publikohen bisedat

    Insajderi
    08 February 2020 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetura “Bentley” e paraqitur si e re në Doganat e Kosovës duket t’i ketë sjellë telashe të shumta, modeles pejane, Morena Taraku.

    Të paktën kështu konstatojnë audio-incizimet e siguruara ekskluzivisht nga emisioni “Review”, ku dëgjohet biseda e ‘eskaluar’ e modeles me personin që ia kishte dhuruar veturën në vlerë prej 235-mijë eurosh, por që rezultoi e vjedhur.

    Taraku e cila nuk e ka nxjerrë publikisht as edhe një fjalë të vetme për rastin, bazuar në atë çka dëgjohet në audio-incizime ka shkuar deri në pikën ku ka paralajmëruar edhe tentim-vetëvrasje duke thënë se do t’i dalë trenit përpara, shkruan Insajderi.

    Ajo ka shuar edhe më larg, duke i bërë me dije personit në fjalë se do ta lë edhe një letër dhe se i gjithë faji do t’i shkojë atij.

    Jom tu t’u lutë n’krytë e (emër i njohur për redaksinë), çoma se pasha krytë e babait, treni i parë që vjen kom me i dal përpara edhe kom me lon letër te ******* që ti e ke bo.

    Unë jom tuj t’lut çoma lokacionin, live. O çoma lokacionin.“ – dëgjohet duke folur me emocione, Morena.

    Modelja që nga muaji tetor i vitit që shkoi (2019) ka qenë cak i mediave, qysh kur u zbulua dosja e ngritur ndaj saj, e cila ishte mbyllur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pa kurrfarë sqarimi.

    Në anën tjetër Dogana e Kosovës ka vlerësuar se e njëjta ka tentuar t’i shmanget pagesës së taksës doganore, duke e paraqitur si të re veturën me mbi 2-mijë km të kaluara.

    Skandali u bë edhe më i madh, kur u kuptua se vetura jo vetëm se nuk ishte e re, por ishte edhe e vjedhur.

    Policia e Kosovës e kishte konfiskuar menjëherë veturën, e cila dy javë më parë iu kthye pronarit në Gjermani.

    Më poshtë e gjeni të plotë audio-incizimin e siguruar ekskluzivisht nga emisioni “Review” i cili është prodhim i Gazetës Insajderi, e që transmetohet çdo të shtune në ora 20:10 në RTV Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark