×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Mori fund ajo etapa: Rroga e vogël, fitimi i madh”, sekseri i VV-së iu bënte njerëzve llafe prej idealisti

    Insajderi
    25 October 2022 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emri i ish-asamblistit të Vetëvendosjes, Liridon Fandaj është përmendur në dosjen e sekserëve që blinin ndikimin e kryeprokurorit të Apelit. Por, muaj më parë sekseri i VV-së iu bënte njerëzve llafe prej idealisti.

    Në mars të këtij viti, Fandaj kishte shkruar në rrjetin social, Facebook statuse prej idealisti.

    “Po hym në një etapë ku merr fund ajo parulla “rroga e vogël fitimi i madh” – ishte postimi i ish- asamblistit të VV.

    Derisa, në shkurt kishte shkruar, “prokuroria Loading”- që duket të ketë lidhje me shokun e tij, Hasan Morina, i cili sipas Fandaj ka një lidhje në Prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit.

    Liridon Fandaj, ish- asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, i cili në qershor të këtij viti ishte arrestuar nën dyshimin për mashtrim me subvencione është përmendur edhe në dosjen e sekserëve që blinin ndikim e kryeprokurorit të Apelit.

    “Kallxo Përnime” ka publikuar rrëfimin e biznesmenit Sali Dakaj i cili pretendon se i dha 150 mijë euro përmes Liridon Fandajt, që lënda e një borxhi prej 3.5 milionë euro të kthehet në favor të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Biznesmeni Dakaj ka treguar se e kishte një lëndë në Gjykatën e Prishtinës, një përmbarim borxhi, dhe gjatë kohës sa ka pritur të merrej vendimi, tek ai kishte shkuar Liridon Fandaj, i cili i kishte thënë se një shok i tij, Hasan Morina, e ka një lidhje në Prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit. Fandaj i kishte thënë Dakajt se nëse pranon t’i japë 300 mijë euro lënda kthehet në favorin e tij, përndryshe do ta humbte lëndën.

    Unë e kam pas një lëndë ne Gjykatën e Prishtinës, një përmbarim borxhi me kompaninë “ExCom” dhe gjatë kohës sa kam pritë me u kry vendimi, tek unë ka ardhur Liridon Fandaj i cili me ka thanë se një shok i tij, Hasan Morina, e ka një lidhje në prokurori, që është Haxhi Dërguti, kryeprokurori i Apelit dhe nëse ti pranon me i dhanë 300 mijë euro lënda kthehet në favor tëndin, përndryshe ke me hup lëndën. Unë duke e pa që lënda nuk po kryhet u detyrova me i gjetë borxh 150 mijë euro dhe ia kam dhanë Hasan Morinës, i cili më ka thënë se bashkë me Liridon Fandën ia kanë çu në shtëpi Haxhi Dergutit” – theksoi Dakaj.

    Ish- asamblisti i VV-së në Suharekë ishte arrestuar për mashtrim me subvencione

    Ish-Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, në qershor të këtij viti ishte arrestuar nën dyshimin për mashtrim me subvencione.

    Fandaj ishte një nga 11 të arrestuarit nga Policia e Kosovës.

    Operacioni u zhvillua nga Krimet Ekonomike në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

    Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark