×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Morina: Për Masakrën e Dubravës nën hetim janë 88 të pandehur, një është në paraburgim

    Insajderi
    08 December 2023 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori Ilir Morina ka konfirmuar se për Masakrën e Dubravës janë duke u hetuar 88 të pandehur. Morina në një konferencë për medie, ka deklaruar aktualisht një i pandehur është në paraburgim.

    Morina tha se për të pandehurit e tjerë janë duke vazhduar hetimet dhe se për Masakrën e Dubravës nuk do të përfundohet vetëm me një aktakuzë.

    “Ka filluar shqyrtimi gjyqësor për rastin e masakrës së Dubravës. Nën hetim janë 88 të pandehur. Ky hetim ka filluar që një kohë të gjatë pasi ishte lëndë e EULEX-it, një të pandehur e kemi në paraburgim, është sfidë të kryhet një hetim lufte për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore. Me ligj paraburgimi është 2 muaj”.

    “Për të pandehurit e tjerë vazhdojnë hetimet, domethënë Masakra e Dubravës nuk përfundon me këtë aktakuzë. Ne jemi duke vazhduar hetimet, jemi duke i mbledhur provat dhe në momentin që do të  jemi gati, në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale do të procedojmë edhe ndaj këtyre të pandehurve të tjerë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark