×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Mos e besoni propagandën,” gazetarja ruse shpallet fajtore

    Insajderi
    28 July 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marina Ovsyannikova, gazetarja e televizionit shtetëror rus që protestoi kundër luftës gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, është dënuar për diskreditim të forcave të armatosura të vendit në postimet në mediave sociale kundër luftës.

    Ovsyannikova ishte redaktore në Channel One” të kontrolluar nga qeveria në fillim të luftës, por më 14 mars ajo ndërpreu buletinin kryesor të lajmeve të mbrëmjes dhe ngriti një poster që u bënte thirrje shikuesve të mos e “besonin propagandën”.

    Ajo humbi punën dhe u gjobit me 30,000 rubla (407 £).

    Gjyqi i sotëm u fokusua në postimet e mëvonshme në mediat sociale, në të cilat ajo shkroi se ata që janë përgjegjës për veprimet e Rusisë në Ukrainë do të gjenden në bankën e të akuzuarve përpara një gjykate ndërkombëtare. Ajo u gjobit sërish, me 50,000 rubla (677 £).

    Në gjykatë, gazetarja e përshkroi luftën si “tmerr, gjak dhe turp” dhe këmbënguli se “qëllimi i gjyqit është të frikësojë të gjithë njerëzit që kundërshtojnë luftën” në Rusi, raporton Reuters.

    Duke e përshkruar vendin e saj si një agresor, agjencia e lajmeve citon gjithashtu Ovsyannikova të ketë thënë se pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt “është krimi më i madh i qeverisë ruse”. Ovsyannikova e përshkroi procedurën si “absurde”, por gjykatësi tha se provat konfirmuan fajësinë e saj dhe nuk kishte asnjë arsye për të dyshuar vërtetësinë e saj. /abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark