×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mos e nguc Enverin, është pa qef”, Berisha nga Komisioni i dërgon porosi Dejona Mihalit

    Insajderi
    25 April 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bekë Berisha kryesuesi i Komisionit për Sigurit,ë sot në mbledhje ka pasur një porosi të veçantë për Dejona Mihalin, anëtare e VV-së.

    Pas një debati në Komision ka pasur një porosi për të që mos ta “nguc Enverin se është pa qef”.

    “Dëgjon Dejona në kofshë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

    Deri te kjo situatë erdhi kur Berisha e ka pyetur Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, se a po ndikohet nga pushteti, duke e përmendur Dejona Mihalin.

    Sugojeva tha se ajo është e lirë gjithmonë në punën e saj dhe se nuk është e ndikur politikisht.

    Me këtë rast reagoi Deputeti i VV-së Enver Dugolli, i cili kërkoi që të mos lakohen emra dhe të mos paragjykohet se dikush nga jashtë është duke ndikuar.

    “Dëgjon Dejona në kofshë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark