×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mos hani ushqim kudo”, IKSHPK me apel për qytetarët

    Insajderi
    07 July 2022 - 16:19

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetarët që gjatë kësaj kohe të kenë kujdes me ushqimet, shkruan Insajderi.

    “Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit”, thuhet në apelin e Instituti Kombëtar i cili i bën thirrje popullatës:

    Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

    Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

    Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

    Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

    Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

    Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

    Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

    Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

    Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

    Duart duhet të lahen dhe thahen:

    • para se të filloni të përgatisni ushqimin
    • pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
    • pas përdorimit të tualetit
    • pasi të pastroni hundën
    • pasi të prekni një kafshë
    • pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

    MOS HANI USHQIM KUDO!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark