×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mos i neglizhoni këto këshilla përpara se të ekspozoni lëkurën në diell

    Insajderi
    12 June 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdorni gjithmonë krem mbrojtës
    Kremrave diellorë u caktohet një numër i faktorit mbrojtës nga dielli (SPF) që vlerëson efektivitetin e tyre në bllokimin e rrezeve ultraviolet (UV). Numrat më të lartë tregojnë më shumë mbrojtje. Ju duhet të përdorni një krem dielli me spektër të gjerë me të paktën SPF 15, madje edhe në ditë të freskëta ose pak me re.

    Shmangni pikun e diellit
    Mundohuni të mos planifikoni aktivitete në natyrë midis orës 10 dhe 4 pasdite.

    Qëndroni sa më shumë në hije
    Ju mund të zvogëloni rrezikun e dëmtimit të lëkurës dhe kancerit të lëkurës duke kërkuar hije nën një ombrellë, pemë ose një strehë tjetër. Edhe kur jeni në hije, sigurohuni që të mbroni lëkurën tuaj duke përdorur krem mbrojtës ose duke veshur rroba mbrojtëse.

    Mendoni për veshjen tuaj
    Këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe funde mund t’ju mbrojnë nga rrezet UV.

    Vendosni një kapele
    Për sa më shumë mbrojtje, vendosni një kapelë me një bazë rreth e rrotull që t’iu bëjë hije në fytyrë, veshë dhe pjesën e pasme të qafës.

    Syzet e diellit nuk duhet t’i ndani nga vetja
    Syzet e diellit mbrojnë sytë tuaj nga rrezet UV dhe zvogëlojnë rrezikun e kataraktit. Ata gjithashtu mbrojnë lëkurën e butë rreth syve tuaj nga ekspozimi në diell.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark