×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Mos i vrisni provat” – Selmanaj kërkon publikimin e incizimin për rastin Dehari të përmendur nga Abazi

    Insajderi
    16 February 2023 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për rastin Dehari, pas deklaratave të deputetit të VV-së, Haki Abazi, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

    Selmanaj ka thënë se ky rast do transparencë, hetim të hapur dhe se sipas tij, “fshehja nuk kalon”.

    Ai ka kërkuar që të publikohen “incizimet e përmendura të Haki Abazit”.

    “Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme”, shkroi ai në Facebook.

    Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

    Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

    Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

    Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

    Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

    Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark