×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mos luani me ndjenjat e familjeve tona”, këto janë kërkesat e njësisë FIT drejtuar Qeverisë

    Insajderi
    01 November 2023 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës (FIT) ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, si shenjë pakënaqësie për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

    Njëri nga pjesëtarët e FIT, i cili u deklarua para gazetarëve iu bëri thirrje kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’i përmbushin kërkesat e tyre.

    Qe 10 vite kemi marr premtime, por asnjëherë nuk janë realizuar. Edhe 9 muaj mas miratimit të ligjit për paga nuk janë marrë parasysh kërkesat tona. Kërkesat tona janë legjitime. Nuk do të zbrapsemi deri në realizimin e tyre“, u shpreh pjesëtari i FIT.

    Ftoj kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës të marrin hapa. Ju e dini rreziqet që bartin detyrat tona, mos luani me dinjitetin tonë, mos luani me ndjenjat e familjeve tona, ne e kemi dëshmuar vetën tonë. Propozimin e dhënë për shtesat e sigurisë ta rishikoni edhe njëherë“.

    Kërkesat janë: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirjen në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 përqind të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, tha pjesëtari i njësisë FIT.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark