×
  • Sport
  • Sport

    “Mos ma merr djalin në ekip, e kam krahë pune për të shitur shalqinjtë”- historia e padëgjuar e futbollistit Ylber Ramadani

    Insajderi
    07 August 2023 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thuhet se futbollistët më të mirë dalin nga “balta” dhe kjo shprehje është gjithmonë e vërtetë. Ashtu si edhe në botë, ku janë vendet e varfra ato që nxjerrin yjet e mëdhenj të futbollit, edhe në trevën shqiptare janë pikërisht lojtarët që kanë vuajtur më shumë që sot spikasin në arenat e njohura europiane.

    Mes tyre është edhe historia e padëgjuar dhe palexuar më parë e Ylber Ramadanit. Shumëkush sheh një njeri të buzëqeshur dhe mendon se gjithçka në jetën e tij ka shkuar siç vetë Ramadani ka dashur, por edhe për të “Ylberi” është shfaqur pas disa ditëve jo fort të mira.

    Familja nuk ka pasur kushtet më të mira ekonomike për t’i garantuar djalit kushtet që të bëhej dikushi në futboll. “Sport Ekspres” ka intervistuar ish-presidentin e Ferizajt, Heset Quza. Është pikërisht ky personi që ndaloi një ndeshje futbolli për të takuar dhe ftuar në ekip një 15-vjeçar që quhej… Ylber Ramadani. Historia më interesante ishte momenti kur Heseti shkon për të takuar babain e Ramadanit dhe për ta bindur që djali i tij t’i bashkohej Ferizajt.

    Kërkesa e tij ishte e sinqertë: “Të lutem, nëse mendon se djali është një lojtar i thjeshtë, mos ma merr se më duhet si krahë pune për të shitur shalqinjtë”. Babai i Ylberit merrte shalqinjtë nga Fieri dhe i shiste në Kosovë, Ylberi e ndihmonte shumë në atë moshë. Por Heset Quza i garantoi babait të Ylberit se me talentin që kishte djali, do të harronte edhe tregtinë me të cilën merrej në atë kohë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark