×
  • Lajme
  • Insajderi

    Moska: Acarimi i situatës në Kosovë ndodhi pas samitit në Tiranë

    Insajderi
    18 December 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova, lidhur me situatën në Kosovë është shprehur se është përkeqësuar pas samitit të BE-së në të cilin kanë marrë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë.

    “Pakkush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Domethënë si dukej: më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mban një samit në Shqipëri. Pranon dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova separatiste (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’”, ka shkruar Zaharova në kanalin e saj Telegram.

    Zakharova pati edhe një pyetje nëse ishte e çuditshme që më pak se një javë më vonë autoritetet e Prishtinës, siç thotë ajo nisën “provokimet në veri”, ku arrestuan Dejan Pantiqin dhe “filluan të transmetonin retorikë agresive”.

    Më pas, paralelisht me përkeqësimin e situatës në terren, Kosova aplikoi për anëtarësim në BE, tha Zaharova, transmeton RIA Novosti.

    “Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër”, ka theksuar Zaharova.

    “Kjo është tradhti që në fillim. Si një dasmë që fillon me tradhti”, ka përfunduar Zaharova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark