×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Mostrat e Deharit janë gjetur në një hapësirë që nuk mbulohet nga kamerat”, ende asnjë fjalë nga Haxhiu dhe drejtuesit tjerë të institucioneve

    Insajderi
    11 March 2023 - 12:27

    Mbrëmë është raportuar se janë gjetur një pjesë mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.

    Një burim brenda IML-së i ka thënë Gazetës Insajderi se “mostrat janë gjetur në frigorifer që nuk ka qenë funksional në një hapësirë e cila nuk ka qenë e mbuluar nga kamerat, nga shkallët emergjente”.

    Gazeta Nacionale ka raportuar se mostrat janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.

    Gazeta Insajderi që nga publikimi i lajmit ka tentuar të marrë një konfirmim nga Flutura Goga, drejtuesja e IML, por e njëjta nuk është përgjigjur.

    Përgjigje në pyetjet e Gazetës Insajderi ende nuk ka kthyer as Ministria e Drejtësisë, Prokuroria, dhe Policia.

    Mostrat e Astrit Deharit, ish-aktivistit të VV-së, janë zhdukur në dhjetor të vitit kaluar./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark