×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Moti i ligë godet Afrikën e Jugut, erërat e forta rrokullisin kamionët dhe veturat në lëvizje – sikur të ishin nga letra

    Insajderi
    09 April 2024 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Moti i ligë ka kapluar Afrikën e Jugut, ku erërat me shpejtësi marramendëse po shkatërrojnë gjithçka para vetes.

    Një video amatore shfaq momentin kur veturat dhe kamionët që lëviznin nëpër një autostradë në pjesën perëndimore të Cape, rrokullisen nga erërat e forta, transmeton Telegrafi.

    Nga kjo stuhi është raportuar për dëme të mëdha dhe shkulje pemësh, që bllokuan shumë rrugë dhe trafiku u bë pothuajse i pakalueshëm.

    Dy incidente të tilla ndodhën në urën e autostradës N1 në afërsi të tunelit Huguenot – rreth 60 kilometra në lindje të Cape Town.

    Aty shihet sesi kamioni gjigant rrokulliset sikur të ishte i prodhuar nga letra, ndërsa në një tjetër veturat përplaseshin me njëra-tjetrën nga erërat shumë të fuqishme që frynin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark