Insajderi
Lajme

Moti me diell sot në Kosovë, rriten temperaturat

Insajderi
17 August 2022 - 08:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moti me diell sot në Kosovë, rriten temperaturat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën Kosova do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.

Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritjes, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare. Nga orët e vona të natës së premte dhe gjatë vikendit, parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark