×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

    Insajderi
    29 October 2023 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina Weather ka njoftuar se në ditët e fundit të tetorit do të jetë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë, ndërsa nëntori fillon me periudha me shi dhe ulje temperaturash.

    Moti për pesë ditët në vijim:

    29.10.2023 – Mot stabil, kryesisht me diell dhe i ngrohtë mbetet edhe në dy ditët e fundit të tetorit, megjithëse të martën, ditën vransirat pritet të shtohen e krejt në mbrëmje parashihen edhe të reshura shiu.  Orëve të mëngjesit nëpër ultësira formohen kushte edhe për mjegull.

    Nëntori fillon me mot të ndryshueshëm, e mundësi për të reshura shiu, që shprehen më shumë të enjten orëve të mëngjesit por edhe të premtën mbrëma.  Patjetër që nuk do të mungojnë edhe intervale me diell.

    Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

    Temperaturat maksimale fillimisht mbeten të rritura deri në 22C e 23C, e nga dita e mërkurë  zbresin në 17C e 18C.  Minimalet të hënën mjaft të ulëta, 5C e më pas luhaten ndërmjet 7C e 10C.

    Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do jetë në vlera të pranueshme, por herë pas here do të ketë rritje të ndotësve ajror që çojnë vlerat e çastit edhe të dobëta.

    30.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mundësi edhe për mjegull në ultësira, ditën do të mbajë mot i kthjellët dhe më i ngrohtë.

    31.10 – Intervale me diell paradite.  Vransirat shtohen gjatë ditës, e më vonë në mbrëmje, priten mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

    1.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Kohëpaskohe mundësi për riga lokale shiu

    2.11 – Të reshura shiu orëve të mëngjesit, e gjatë ditës intervale me diell.

    3.11 – Vransira e erë, me intervale me diell.  Gjatë mbrëmjes priten të reshura shiu.

    Era frynë kryesisht nga krahu jugor, e lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të premten nga juglindja me hove deri në 15m/s.

    Shtypja atmosferike fillimisht e rritur, më pas në pjesën e dytë të javës zbret edhe thellën nën normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark