×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Moti sot: Me vranësira dhe i ftohët, temperaturat deri në -6 gradë

    Insajderi
    10 January 2024 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë ditës së sotme sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, por i ftohët.

    Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të jenë në mes -2 dhe 0 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë nga verilindja, kryesisht e lehtë deri në mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Qyteti me temperaturën me të ulët për sot do të jetë Dragashi me -6 gradë Celsius, kurse qytetet me temperaturën më të lartë do të jenë Prizreni dhe Gjakova me -1 gradë Celsius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark