×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Motoçikleta godet këmbësorin në Prishtinë, policia jep detaje

    Insajderi
    22 March 2024 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një këmbësor është goditur nga një motoçikletë në Prishtinë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo tha se nga ky aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    “Rreth orës 18:20  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark