×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Motra e asambleistës që shpëtoi VV-në në Gjilan, pritet të shpërblehet me një post

    Insajderi
    23 January 2023 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardita Ukshini asmablesitja e përjashtuar nga AAK në Gjilan mundësoi zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku që vije nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Për shkak favorit që Ukshini i bëri partisë në pushtet, ajo së fundmi pritet të shpërblehet me punësim të një familjari.

    Motra e saj, Ardiana Ukshini pritet të emërohet sekretare shkolle.

    Siç shihet edhe nga të dhënat e publikuara nga Komuna e Gjilanit, motra e asamblesistës është renditur e dyta në listë me 82 pikë, në testin me shkrim.

    Pas pak ditësh pritet të mbahet edhe faze e dytë e testimit.

    “Testi me gojë pritet me u mbajtë këto ditë, kandidatet veçse janë përzgjedhur mesin e tyre edhe kjo motra e Ardita Ukshinit, testi i radhes është thjesht formal”, i tha ky burim Insajderit.

    Foto marrë nga Facebook, ku shihet përkrahja që Ardiana Ukshini i bën motrës së saj asamblesite në Kuvendin Komunal të Gjilanit

    Gazeta Insajderi ka telefonuar vet Ukshinin për të marrë komentin e saj lidhur me këtë punësim. Por e njëjta me të dëgjuar pyetjen e ka ndalur telefonin duke mos u lajmëruar më.

    Kush është Ardita Ukshini?

    Ardita Ukshini ka qenë kandidate nga radhët e AAK për zgjedhjet komunale në Gjilan. Sipas raportimeve të KQZ, Ukshini ka dalë kandidatja më e votuar grua në Aleancë. Ajo kishte arritur të marrë gjithsej 430 vota.

    Por raportet me partinë i prishi në janar të vitit të kaluar kur vendosi që votën e saj ta jap pro kryesuesit të Kuvendit Komunal nga radhët e VV-së. Si rrjedhojë AAK e përjashtoi nga grupi parlamentar i saj.

    Për rastin kishte reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Dega në Gjilan pas analizimit të seancës të Kuvendit Komunal në Gjilan në të cilën u votua për kryesuesin e Kuvendit, duke u bazuar në Statutin e Partisë, mori këtë vendim:

    Asamblistja e AAK-së në Gjilan, Ardita Ukshini, të lirohet nga të gjitha funksionet në parti si dhe nga Grupi i Asamblistëve të AAK-së në Kuvend.

    Arsyetim:

    “Mendimi dhe fjala e lirë janë të garantuara me statutin e partisë, por veprimet që bien ndesh me vendimet e shumicës dhe të partisë, janë të papranueshme. Andaj, asamblistja jonë, Ardita Ukshini në seancën e sotme të Kuvendit ka vepruar në kundërshtim me vendimin e partisë, duke shpërfaqë interesat personale para atyre partiake e qytetare”, thuhej në njoftimin e partisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark