×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Motrat Hajdari dhe Demaj edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës

    Insajderi
    09 May 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra Ringkobing do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës në hendboll. Superliga e Danimarkës është prej ligave më të forta në botë, kurse Ringkobingu fitoi të shtunën ndaj Ringsted për ta konfirmuar vendin në elitë.

    Ringkobingu fitoi dy ndeshjet e plejautit ndaj Ringsted dhe kështu mbeti pjesë e elitës. Të shtunën skuadra e tri hendbollisteve tona fitoi bindshëm, 33:16.

    Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, shënoi katër gola për Ringkobingun. Katër gola i shënoi edhe Marigona Hajdari, hendbollistja tjetër shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë. Marigona është shquar edhe me organizim të lojës. Ndërkohë motra e Marigonës, Arlinda, ende po mungon për shkak të lëndimit që e pësoi verën e kaluar. Ajo do të kthehet në edicionin e ardhshëm dhe do të jetë e rëndësishme për Ringkobingun e po ashtu për Kombëtaren e Kosovës, përjell insajderi.

    Mbetja e Ringkobingut në elitë është e rëndësishme edhe për Kombëtaren tonë. Kështu tri prej lojtareve tona kryesore do të luajnë në një top-kampionat evropian dhe do të kenë çdo javë ndeshje të forta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark