×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mourinho e dëshiron me çdo kusht Xhakën

    Insajderi
    27 January 2022 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Xhaka – Roma, është një dashuri e madhe në distancë që ende nuk janë bashkuar, edhe pse dëshira mes palëve është e madhe.

    Në fakt më mirë mund të thuhet që kjo dashuri është mes Xhakës dhe trajnerit portugez Jose Mourinho që po e kërkon me ngulm.

    Portugezi e kishte bërë prioritet transferimin e prishtinasit në verë, por Arsenali refuzoi çdo ofertë të Romës për të.

    Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Roma nuk është dorëzuar për transferimin e Xhakës dhe po tenton transferimin e tij edhe në janar.

    Arsenali është gati ta lejoj largimin e Xhakës, por po pret që fillimisht të transferojë një futbollist dhe në listën e tyre janë Arthur e Ruben Neves.

    Në rast se Arsenali do të blejë një mesfushor, atëherë Roma do të nisë një ofertë në ditën e fundit të tregut të transferimeve për transferimin e Xhakës.

    Besohet se Topçinjtë do ta lejojnë largimin e shqiptarit për një shumë prej 20 milionë eurove. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark