×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mourinho: Finalja në Romë, jo në Tiranë

    Insajderi
    29 April 2022 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roma mori një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë ndaj Leicesterit në Angli dhe shtyu çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit në “Olimpico”.

    Trajneri Jose Mourinho u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, teksa deklaroi se finalja e vërtetë e kompeticionit do të luhet javën e ardhshme në Romë, jo në Tiranë.

    “Bëmë një ndeshje të mirë, duke presuar lart deri në momentin e golit. Më pas gabuam shumë topa në organizimin e sulmeve, por jemi të lumtur që do të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit. Finalja jonë do të jetë në Romë, në ndeshjen e kthimit dhe jo në Tiranë”, u shpreh portugezi pas ndeshjes në Leicester.

    Duke u ndalur te emrat e veçantë, Mou vlerësoi një nga lojtarët e tij dhe u mundua të parashikojë edhe mënyrën si do të zhvillohet ndeshja e kthimit në “Olimpico”.

    “Skuadra është rritur dhe mund të them se 4-5 muaj më parë, do ta humbnim këtë ndeshje. Më pëlqeu shumë Zaleëski, një lojtar interesant, i shpejtë dhe me grintë në krah. Në ndeshjen e kthimit pres një Leicester të vendosur më mbrapa, që do të provojë me topat në thellësi”, tha Mourinho.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark