×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Mourinho flet pasi pësoi humbjen e parë në Serie A

    Insajderi
    20 September 2021 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Roma ishte skuadra më në formë italiane deri ditën e djeshme, kur pësoi humbjen e parë.

    Në fakt ishte dështimi i parë i Jose Mourinhos nën drejtimin e Romës, pasi kishte marrë gjashtë fitore radhazi.

    Verona që kishte larguar trajnerin Esuebio Di Francesco dhe kishin marrë kroatin Igor Tudor arriti të fitoj në këtë takim me rezultat 3-2.

    Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes për këtë disfatë duke thënë se e priste një duel të vështirë.

    “E dija që Verona ka shumë cilësi dhe do të ishte e vështirë të luaje kundër tyre, veçanërisht pas ndryshimit të trajnerit që sjell një reagim në aspektin psikologjik. Kjo u pa sonte”.

    “Stili i lojës së Tudor është i ngjashëm me atë që Hellas Verona zhvillonte me Ivan Juric në stol, ndaj edhe për lojtarët nuk ishte e vështirë të përshtateshin me të”.

    “Ne u përpoqëm dhe për këtë nuk mund të ankohem, por kemi humbur shumë duele individuale. Hellas pati më shumë intensitet dhe do të më duhen disa orë të shikoj videon e ndeshjes për të kuptuar atë që ndodhi në fushë”, tha Mourinho.

    Sipas Special One, ai nuk është befasuar aspak nga reagimi i Veronës që mori edhe fitoren.

    “Shumë situata nuk i interpretuam si duhet. Zaniolo nuk kishte për detyrë të shtynte përpara, por duhet të shkonte thellë dhe të mbulonte Karsdorp”.

    “Ishte e qartë që Verona do të reagonte, pasi ishte një ndeshje e hapur. Personalisht nuk befasohem aspak. Ne duhet të përballemi më mirë me momentet e vështira, sepse nuk mund të kemi gjithmonë lojën nën kontroll”, deklaroi Mourinho

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark