×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho kishte mikrofon në trup ndaj Monzas, portugezi e zbuloi edhe arsyen

    Insajderi
    04 May 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Romës, Jose Mourinho kishte mikrofon në trupin e tij mbrëmë në ndeshjen kundër Monzas.

    Mourinho tani e ka zbuluar arsyen pse kishte mikrofon në trup, ku tha se e kishte bërë për ta mbrojtur vetën nga gjyqtari më i keq që portugezi e ka njohur në jetën e tij.

    “Unë shkova në ndeshje me një mikrofon. Kam regjistruar gjithçka. Ai (Chiffi) është më i keqi. Teknikisht ai është i tmerrshëm. Zero ndjeshmëri. Komunikimi zero. Zero ndërgjegjësim”, tha Mourinho.

    Roma barazoi 1:1 me Monzan mbrëmë, ndërsa gjyqtari i ndeshjes ishte Daniele Chiffi, i cili edhe e ndëshkoi mbrëmë Jose Mourinhon me karton të verdhë në minutën e 35’ të ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark