×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho te Interi? Vjen deklarata zyrtare nga klubi

    Insajderi
    30 December 2018 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Interi ka lëshuar një deklaratë për ta bërë të ditur se ata nuk janë duke kërkuar për ta zëvendësuar trajnerin Luciano Spallettin me Jose Mourinhon dhe theksojnë se klubi do t’i qëndrojë besnik trajnerit italian.

    Zikaltrit janë në pozitën e tretë në tabelën e Serisë A, 14 pikë larg liderëve Juventusit.

    Por, dështimi i Interit për t’u kualifikuar nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve ka bërë që të vihet dyshim mbi të ardhmen e trajnerit në pozitën e trajnerit të Interit.

    Presioni mbi shpatullat e Spallettit është shtuar edhe më shumë pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit më 18 dhjetor, pasi që Mourinho konsiderohet si një legjendë në Inter, ku e kishte fituar tripletën para se të largohej drejt Real Madridit.

    Megjithatë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausillo ka mohuar se ata janë të interesuar për trajnerin portugez, duke shtuar se Spalletti e ka mbështetjen e plotë të klubit italian.

    “Mourinho? Ai nuk është një hije. Nuk çuditem aspak që ne po flasim për të në një kohë kur mediat dhe të gjithë kanë nevojë të thonë diçka. Ne punojmë në mënyrë më racionale”, ka thënë Ausillo.

    “Projekti ynë ka vazhduar për një vit e gjysmë me Spallettin dhe ne do të vazhdojmë me të edhe për shumë vite të tjera”, përfundoi ai.

    Mourinho e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Interin në vitin 2010.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark