×
  • Showbiz
  • Show

    Mozzikut s’ia “la shejë” vjedhja prej 100 mijë eurosh, bashkë me vëlla fillon ndërtimin e vilave në Jezerc dhe blen veturë super-luksoze

    Insajderi
    16 November 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy reperët e njohur nga Ferizaj, Getinjo dhe Mozzik janë ndërn emrat më të komentuar të estrades.

    Vëllezërit Aliu gëzojnë edhe një jetë luksoze.

    Brenda dy ditësh ata kanë shfaqur para publikut se çfarë jete luksoze kanë, mbrëmë Mozzik në rrjetin e tij në Facebook ka lajmëruar se bashkë me vëllaun e tij Getinjon do të ndërtojnë 9 villa në Jezerc.

    “Villa me pamje e vend të qetë e të bukur ku do keni mundësinë shumë shpejtë të shijoni kënaqësi  Urime Getoar Aliu vlla na priftë e mbara. Jezerci njifet një bjeshkë e bukur, por tani do ju bashkohën edhe këto 9 bukuroshe”, ka shkruar Mozzik në rrjetin e tij në Facebook.

    Përpos kësaj gjatë ditës së sotme autorët e hitit “El Chapo” kanë njoftuar se kanë blerë një makinë, Rolls Royce Culinan 2023.

    “Edhe një tjetër”, ka shkruar Getinjo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark