MPJ i dërgon notë proteste Serbisë për arrestimin e Kelmendit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ i dërgon notë proteste Serbisë për arrestimin e Kelmendit

    Insajderi
    01 November 2016 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, i ka dërguar notë proteste Serbisë për shkak të arrestimit të qyetatarit Hilmi Kelmendit, i cili u arrestua të dielen.

    Gjykata në Beograd i ka caktuar Kelmendit  masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Këshilltari për media në MPJ Bashmir Xhemaj tha për Insajderin se ky institucion përmes konsullatës në Beograd është në kontakt me të, ndërkohë që ka njoftuar për zhvillimet edhe institucionet ndërkombëtare.

    “Sot i kemi nisur një notë tjetër proteste Serbisë për arrestimin e fundit, si dhe i kemi njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe BE-në për këtë sjellje të papranueshme të Serbisë”.

    “Sjellja e tyre rrezikon shumë të arriturat në dialogun për normalizimin e marrëdhenieve”, tha ndër të tjera Xhemaj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark