×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    MPJD: Nuk ka indikacione që 19-vjeçari kosovar u vra nga autoritetet serbe

    Insajderi
    28 September 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

    “Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Dyshohet se një kosovar 19 vjeçar është therur me thikë në kufirin Serbi-Kroaci

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.

    Një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi. Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark