Vashat Kosovës në futboll janë mposhtur me rezultat 3-0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Në minutën e 12-të, Viola Avduli realizoi autogol për t’i dhuruar epërsinë e parë norvegjezeve.
Për 2-0 realizoi Julie Blakstad në minutën e 36-të, Lisa-Marie Utland ia vulosi fitoren mysafireve.
Pas kësaj fitoreje, Norvegjia forcon pozitën e parë me gjashtë pikë, ndërsa Kosova është e parafundit me vetëm një pikë.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon në tetor ndaj Belgjikës