×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    MSh shfuqizon një vendim për barnat

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka shfuqizuar vendimin me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

    Shfuqizimi është bërë për shkaqe teknike dhe për shkak se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë një tryezë diskutimi publik.

    “Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark