×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    MSh thotë se barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas

    Insajderi
    24 March 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është “Dita Botërore Tuberkulozit”, dhe për këtë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kjo sëmundje është e shërueshme dhe se barnat për shërim janë falas.

    Tutje, MSh ju ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë simptoma si kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë, të lajmërohen tek mjeku.

    “Diagnostikimi i tuberkulozit është falas. Nëse keni kollë, temperaturë, djersitje e humbje në peshë-lajmërohuni te mjeku juaj! Barnat për shërimin e Tuberkulozit janë falas. Tuberkulozi shërohet. PO! Së bashku mund t’i japim fund Tuberkulozit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark