×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Msiti i Llapit” vjen me rrefim të veçante: Msitnova me shume se 627 çifte perfshire edhe baben tim

    Insajderi
    16 April 2021 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhezali Hashimi, 65 vjeçari nga Podujeva, njihet për veprimtarinë e tij të veçantë.

    Thuajse gjatë gjithë jetës, ai ka msitnuar 627 çifte, duke e pasur tashmë epitetin edhe “Msiti i Llapit”.

    Bashkimin e çifteve ai kishte nisur ta bëj qysh 18 vjet, dhe vazhdon edhe në këtë moshë.

    Shumë vajza e djem si në Kosovë dhe jashtë saj tashmë janë bashkë, shkaku i tij.

    Por kjo nuk është gjithçka që e veçon “Msitin e Llapit”.

    Ai kur ishte i ri e ka msitnuar babain e tij, pasi njëjti kishte kërkuar një grua të dytë.

    Kjo njihet edhe si msitnia e parë e Hashimit, punë të cilën s’e ka ndalur më asnjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark