Vjosa Osmani para disa kohësh kishte krahasuar liderin e VV-së Albin Kurti, me diktatorin Hugo Chavez, deklaratë kjo që filloi të bëhej virale pasi ajo njoftoi se kishin arritur marrëveshje bashkëpunimi me VV-në dhe do ishte pjesë e listës së tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E për këto deklarata Osmani para disa ditësh tha se kishte qenë e ndikuar nga konstruksionet e ndërtuara nga LDK, dhe e kishte paragjykuar Kurtin.
Së fundmi nga partia e LDK-së ka folur Lumir Abdixhiku, duke thënë se në LDK nuk ka pasur ndonjëherë mendime të tilla, dhe as nuk e kanë krahasuar Kurtin me Chavez, as nuk e kanë cilësuar si pro-rus.
‘’Ajo mu dok sikurse ajo forja një fëmi i vogel e ka shkru, nuk ka gjëra të tilla, as nuk ka pasur’’, tha Abdixhiku.
‘’Në këtë vijë është edhe deklarata e fundit, për mua ka qenë befasuese, sepse prej kohës që jam në politikë krejt çka mbaj mend është bashkëpunimi me VV-në, i kemi njohur, dhe kemi pasur pritshmëri të mira. Askush në LDK nuk e ka konsideruar Albin Kurtin si pro-rus, Hugo Chavez, pasi nuk do bënim koalicionin’’, shtoi ai.