×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Muhaxheri i LDK-së: Lumirin e kemi kryetar edhe për 15 vjet, rreth 200 ekspertë kanë punuar për Rrugën e Re

    Insajderi
    12 September 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shpalosur një pjesë të punës së programit të Rrugës së Re. Derisa foli edhe për punën e liderit të partisë, Muhaxheri theksoi se këtë problem e kanë zgjedhur, dhe se Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta drejtojë partinë për 15 vjet.

    Muhaxheri tha se programi i tyre nuk është adhoc, dhe se në të kanë punuar rreth 200 ekspertë të partisë.

    “Lidhja Demokratike ka krijuar një komision ose një ekip prej 29 komisionesh, në të cilin kanë punuar rreth 200 ekspertë, jo vetëm të LDK-së, por edhe njerëz të vullnetit të mirë”, është shprehur Muhaxheri në T7.

    Me këtë program, sipas Muhaxherit, synohet kthimi i besimit tek aleatët.

    “Rruga e Re është kthim i besimit tek aleatët. Është kthimi i kredibilitetit të institucioneve të Kosovës, karshi SHBA-së e NATO-s. Nuk është një send i bërë adhoc, por është një punë ku qëndron lideri i LDK-së dhe ekspertët e tjerë”, ka thënë ai.

    Të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, Muhaxheri e ka cilësuar si lider të pakontestueshëm për një kohë të gjatë.

    “Unë besoj që e kemi zgjedhur problemin e liderit për 15 vjet, këtë problem të liderit e ka të kryer, nuk besoj që do të ketë garë brenda partisë që mundet ta rrezikoi Lumir Abdixhikun”, ka thënë Muhaxheri.

    “Unë mendoj që është e natyrshme të ketë ambicie, dk të mund të kisha edhe unëisha mujt me pas edhe unë, siç ka pasur edhe Lutfi Haziri. Por unë mendoj se do të ketë një konsensus që Abdixhiku do të jetë lider i pakontestueshëm për një kohë të gjatë”, ka shtuar kryetari i Pejës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark