Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Pejën, Gazmend Muhaxheri, ka prezantuar projektin për sheshin e këtij qyteti.
Kryetari aktual i Ferizajt ka thënë se do t’i shtojnë hapsirat e gjelberta, shatervanin, stola për të pushuar, pemë etj.
“Sheshi më i bukur në Republikën e Kosovës po merr formën për ju të dashur qytetar të Komunës së Pejës.
E bëmë realitet dhe do të vazhdojmë t’i shtojmë hapësirat e gjelbërta në shërbimin tuaj, me parkun e rregulluar ku rrjedh uji i shatërvaneve freskuese gjatë verës, stola për të pushuar, lule, pemë dhe hapësira të mrekullueshme për të bërë foto”, ka shkruar Muhaxheri.