Kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se sot është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos.
Muhaxheri ka shpallur qyetatar nderi z. Marius Vizer, Presidentin e Federatës Botërore të Xhudos.
Emrin e këtij të fundit do ta mbaj rruga që dërgon tek Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë.
“Sot është bërë inaugurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos! Poashtu, prita në takim duke e shpallur “Qytetar Nderi” z. Marius Vizer, President i Federatës Botërore të Xhudos, emrin e të cilit do ta mbaj edhe rruga që dërgon tek Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.