Arbnor Muja ka shkëlqyer në fitoren e Dritës ndaj Inter Turkut. Ai shënoi dy gola dhe përgatiti një.
“Gjithçka erdhi shumë shpejt. Rastet u krijuan shumë shpejt. Rezultati nuk ishte real, duhej të ishte më i thellë. Kemi luajtur shumë mirë e gjithë skuadra”, ka thënë Muja.
“Kisha raste shumë të mira për ‘hat-trick’ por nuk e deshi fati. Por jam i kënaqur me rezultat dhe me paraqitje”.
Drita në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës takohet me Antwerpin belg.
“E dimë që kemi kundërshtar më të vështirë se Inter Turku. Por besojmë në grupin tonë dhe në mënyrën se si luajmë. Do të respektojmë kundërshtarin, por edhe veten”, ka theksuar sulmuesi këmbëshpejtë.