×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Armend Muja, anëtari i ri i VV-së aludon se është korruptiv takimi me anëtarin e vjetër, Florin Krasniqin

    Insajderi
    17 October 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “A e njihni Florin Krasniqin”, kështu e ka pyetur sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ish-ministrin e Energjisë, Et’hem Çeku në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji.

    Muja i cili së fundmi i është bashkuar partisë së Kurtit ka lë të nënkuptohet se një takim i mundshëm mes Çekut e ish-deputetit të VV-së, Florin Krasniqi mund të ishte korruptiv.

    Muja që njeherit është anëtar i këtij komisioni ka kërkuar nga Çeku të di nëse e ka takuar ish-deputetin Florin Muja, afaristin shqiptar në SHBA sa e ka ushtruar postin e ministrit.

    “Një Florim Krasniqi e njoh nga fakultetit… dhe, Florin Krasniqin e Vetëvendosjes, po njoh edhe atë. Jo gjatë asaj kohe sa kam qenë ministër nuk e kam njohur”, deklaroi ish-ministri.

    Po me kaq nuk është ndalur Muja, ai sërish e pyeti “A e keni takuar personalisht atë gjatë asaj kohe?”, insistoi Muja.

    “Mund të jetë që e kam parë, mund të jetë që e kam takuar, por mua nuk më kujtohet sot a e kam takuar para 16 vitesh Florin Krasniqin. Në luftë e di se ka qenë edhe ka bërë punë të mirë”, tha ish-ministri i Energjisë.

    “Nuk e di a jam takuar, nuk e di”, potencoi ai.

    Komisioni që heton çështjen e lidhura me energjinë gjatë periudhës 2006-2022, ka intervistuar sot tre ish-ministra të Qeverisë së Kosovës.

    Përveç Ethem Çekut, janë intervistuar edhe ish-ministrat Haki Shatri dhe Bujar Dugolli.

    Shatri është përgjigjur për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark