×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mujanoviq, zyrtarëve spanjollë: Kosova është krejt tjetër gjë nga Katalonia, krahasimi është absurd

    Insajderi
    27 January 2023 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti boshnjak i çështjeve rajonale, Jasmin Mujanoviq, e ka quajtur absurde pozicionin e Spanjës karshi pavarësisë së Kosovës, derisa shpjegoi edhe se në një takim me zyrtarë spanjollë ka argumentuar pikërisht kundër krahasimeve që Madridi zyrtar bën mes Kosovës dhe Katalonisë, shkruan Insajderi.

    “Pe vendosni veten në një pozicion krahasues mes Madridit demokratik dhe Sllobodan Millosheviqit”, tha Mujanoviq t’u ketë thënë zyrtarëve, siç e citoi “AntenaM”.

    “Në një takim me zyrtarë spanjollë para disa ditësh, derisa po diskutonim, unë u thash: Po e vendosni veten në një pozicion krahasues mes Madridit demokratik dhe Sllobodan Millosheviqit. Kosova u bë shtet i pavarur për shkak të Sllobodan Millosheviqit”.

    Mujanoviq, më tej, zyrtarëve spanjollë thotë t’u ketë argumentuar se “Katalonia nuk është nën okupim të Spanjës por është shoqëri demokratike”

    Njohësi i çështjeve gjeopolitike, thotë se “është absurde” të vendosësh në paralele Kosovën me Katalonisë, ngase pozicioni i Madridit është krejtësisht legjitim, ndërsa Kosova s’ka asgjë të ngjashme në raport me Serbinë, shkruan Insajderi.

    Spanja është njëra nga pesë vendet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës në BE, ku deri kohëve të fundit madje edhe refuzonte të merrte pjesë në forume evropiane ku Kosova ishte pjesëmarrëse.

    Megjithatë, ishte vetëm që nga viti i kaluar, ku Spanja dukshëm  kishte zbutur qëndrimet, duke mos bojkotuar mbledhjet për shkak të prezencës së Kosovës.

    Autoritetet spanjolle kanë mbështetur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në kuadër të dialogut të BE’së, ku disa zyrtarë edhe janë shprehur se në rast të një zgjidhje ndërmjet palëve “nuk do të jemi më Papë se Papa”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark