×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh”, Avdullah Hoti ironizon me Kurtin

    Insajderi
    26 February 2024 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga Brukseli kanë deklaruar se Kosova dhe Serbia, tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e takimit që pritet të mbahet nesër, ku temë diskutimi pritet të jetë vendimi për dinarin. Ditë më parë, vet zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi deklaronte se kanë refuzuar një takim të tillë, shkruan Insajderi.

    Ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përmes një shkrimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratat e Kurtit dhe vartëseve të tij.

    Ai madje përdori një “frazë të famshme” të Kurtit për të përshkruar situatën; “mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh” .

    Hoti, tutje ka përmendur edhe paraqitjen e Kosovën në Këshill të Sigurimit

    “Para dy jave, Kosova u kritikua në Këshillin e Sigurimit për vendime të pakoordinuara. Kritikat nuk ishin vetëm nga Kina e Rusia, por nga aleatët që Kosovës ia sigurojnë kufijtë. Gjatë këtyre dy javëve, aleatët kanë kërkuar me ngulm koordinim në Prishtinë vetëm për evitim të pasojave për qytetarët e Kosovës të komunitetit serb. Asgjë tjetër nuk kanë kërkuar”, shkroi ai.

    “Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut. Kjo nuk do koment. Këto janë pasojat kur vendimmarrja shtetërore i nënshtrohet interesit elektoral”.

    “Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh”, ka thënë Hoti.

    Theksojmë se BQK, sot gjatë ditës ka njoftuar se do t’i përgjigjet ftesës

    “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve (në Euro). Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark