×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    Mungesa e inventarit të blerë për QKMF, shkeljet në Zyrën për Preshevë – Çka i gjeti auditori Komunës së Gjilanit?

    Insajderi
    23 May 2023 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Auditorit në raportin vjetor të komunave, ka gjetur një varg shkeljesh tek Komuna e Gjilanit, ku po udhëheq VV-ja me Alban Hysenin. Një nga shkeljet, për të cilat është iniciuar hetim edhe nga prokuroria, është mungesa e inventarit të blerë për Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në këtë komunë. Probleme me auditorin Hysenit i kanë dalë edhe për mos-inicimin e procedurave të prokurimi publik për angazhimin e 29 personave në zyrën për Preshevë , Medvegjë dhe Bujanovc.

    Komuna në vitin 2022 i kishte raportuar 29 persona me marrëveshje për shërbime të veçanta. Ani pse ka psaur zvogëlim të numrit të tyre nga viti i kaluar, megjithatë në 5 mostra të testuara nga ZKA-ja, janë identifikuar se komuna nuk kishte zhvilluar procedura të prokurimit publik për angazhimin e tyre, thuhet në raportin e auditorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kontrata e nënshkruara mes kryetarit dhe të angazhuarve ishin për pozitat: zyrtarë në zyrën për Preshevë , Medvegjë dhe Bujanovc, inspektor të shërbimeve publike, inxhinier i komunikacionit, zyrtar për protokoll dhe asistente administrative. Kjo ka ndodhur si pasojë e veprimeve jo adekuate të marra nga kryetari duke iu shmangur kërkesave të parapara me ligjin e zyrtarëve publik”, vijon raporti.

    Auditori ka përmendur edhe skandalin e mungesës së inventarit të blerë për QKMF-në në Gjilan, për çka prokuroria pati njoftuar se ka iniciuar hetim.

    “Komuna e Gjilanit respektivisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) gjatë vitit 2022, ishte furnizuar me inventar zyrtarë tavolina pune dhe ormana nga Lot 1 i kontratës së lidhur me datën 10.06.2021… Gjatë vitit furnizimet dhe pagesat ishin bërë pesë herë në vlerë totale prej 91,583 [euro]. Furnizimi i parë ishte më 24.05.2022, në vlerë 12,800 euro, furnizimi i dytë më 31.05.2022 në vlerë prej 8,000 euro, i treti me 12.07.2022, me vlerë 14.783 euro, i katërti me 19.08.2022, në vlerë 41,235 euro dhe furnizimi i pestë në vlerë 14,775 euro. Kemi vërejtur se ky proces është përcjellë me vonesë”, njofton auditori.

    Auditori thotë se nga kjo listë e inventarit, kanë përzgjedhur 12 artikuj dhe kur kanë shkuar për ekzaminim tek komuna e Gjilanit, nuk i kanë gjetur asnjë nga to.

    Në raportin e ZKA-së njoftohet edhe për vonesa në pagesa nga kjo komunë.

    “Vonesat janë vërejtur në një rast tek shpronësimet ku vlera e obligimit ishte 296,443 euro dhe në 16 raste vonesa në pagesë në vlerë 397,247 euro, ishin për kategoritë mallra, shërbime dhe investime kapitale”, njofton ndër të tjera ZKA-ja. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark