×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Mungesa e metadonit në Durrës: Përdoruesit e heroinës i rikthehen drogës

    Insajderi
    01 March 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mungesa e metadonit në Durrës ka bërë që qindra përdorues t’i rikthehen konsumimit të heroinës.

    Përdorues të kësaj të fundit prej gati dy dekadash, ata pohojnë se u janë rikthyer “zakoneve” të vjetra.

    “Është turpi më i madh këtu në Durrës, që të rrijë qendra jonë pa metadon. Këtu janë mbi 450 drogaxhinj. Ç’të bëjmë ne tani? Të ikim të vjedhim, të ndahemi nga familja, nga gratë, nga fëmijët? Të hyjmë në burg?Ne kemi 20 vjet, jemi përdorues të vjetër. Këta duhet ta llogarisin vetë, që përdoruesit e vjetër nuk rrinë dot pa metadon. Tani ne kemi 8 ditë fiks pa metadon. Ne tani po pijmë mall, heroinë. Prej rreth një viti ju ktheva metadonit, se e pashë si një zgjidhje, se mendova se do të pastrohesha”, është shprehur një përdorues.

    Sipas konsumatorëve të lëndëve narkotike, mungesa e medikamentit është e qëllimshme, në mënyrë që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.

     “Na rrejnë ditë për ditë. Jo sot, jo nesër, jo të enjten, jo të premten, kot. Në Tiranë shitet metadoni, në bazë të recetës shkon e blen në farmaci, por unë për vete nuk kam mundësi ekonomike për ta blerë, jam njeri i vetëm”, ka shtuar i njëjti.

    Në qendrën e shpërndarjes së metadonit në Durrës, bëhet me dije jashtë kamerave se nuk kanë pasur furnizim me këtë medikament, që nuk është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark