×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Mungojnë deputetët e VV-së, dështon mbledhja e Komisionit parlamentar për hetime në MPJD

    Insajderi
    05 April 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në mungesë të mazhorancës ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se të gjithë kanë qenë të njoftuar për këtë mbledhje, por se nuk kanë marr arsye për mungesën e tyre.

    “Po shihet se nuk kemi kuorum. Të gjithë e kanë marrë informacionin edhe përmes email. Nuk kemi marrë arsye pse nuk kanë ardhur, përpos deputetes Ariana Musliu- Shoshi që ka thënë se mungon për shkak të një aktiviteti. Sot është deshtë ta diskutojmë ketë draft të punës së komisionit. Në mungesë kuorumi duhet ta mbyllim”– u shpreh ajo.

    Kritika për mungesë të deputetëve të pushtetit ka edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha. Ai potencoi se duhet të dihet se kush po i saboton këto mbledhje.

    “Të mos shkohet në mbledhje që dështojnë çdo ditë. Le të dihet kush po i saboton”- u shpreh Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark