×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Mungon dëshmitarja- anulohet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    Insajderi
    25 May 2023 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për arsye se dëshmitarja Milena Popoviq, ish-partnerja e Ivanoviqit, e paraparë të dëshmojë në seancën e sotme nuk ishte prezentë, është anuluar gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

    Sipas konfirmimit zyrtar nga zyra e gjykatësit të rastit Valon Kurtaj, dëshmitarja Popoviq ka informuar gjykatën se sot nuk mund të jetë prezente, por se e njëjta ka deklaruar se në seancën e nesërme do jetë e gatshme të dëshmojë.

    Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në seancën e fundit të mbajtur me 14 mars Gjykata Themelore në Prishtinë, mori aktvendim që dëshmitarja Milena Popoviq (ish-partnerja e Ivanoviqit), të dëgjohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare (Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar), në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

    Ndryshe, seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet e provave.

    Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

    Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë duhet të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark