×
  • Lajme
  • Lajme

    Munguan deputetët e VV’së – Dështon për të shtatën herë konstituimi i Komisionit për rezerva shtetërore

    Insajderi
    16 November 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka dështuar serish konstituimi i komisionit për rezerva shtetërore. Ky dështim ka ndodhur për shkak të mungesës së deputetëve të VV’së në komision.

    Kjo është hera e shtatë që deputetët e opozitës po tentojnë që ta konstituojnë Komisionin për rezervat shtetërore.

    Qalaj ka thënë se deputetët e VV’së janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni në mënyrë të planifikuar “me qëllim që të gjitha dyshimet për keqpërdorime të mos dalin në publik”.

    Ai ka thënë se e kishin planifikuar ta thërrasin zv/kryeministrin Besnik Bislimin, Ridvan Tahirin, Naser Idrizin, kompaninë turke, drejtorin e Doganës Agron Llugaliu, drejtorin e AKI’së Petrit Ajeti, përfaqësues nga Dogana e Durrësit dhe disa të tjerë.

    Ndërsa deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, ka thënë se prokuroria duhet t’i marrë në pyetje deputetët që nuk po vijnë në komision.

    “Nuk e di se ku e kanë hallin që s’po vinë, a e kanë që po dinë diçka më tepër se na, ose që janë bashkëkryes të veprës penale”, tha ajo.

    Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se deputetët e VV’së po duan t’i ikin të vërtetës.

    “Mendoj që të kemi një seancë dëgjimorë dhe t’i drejtohemi edhe një herë kryetarit të parlamentit t’i rishqyrtojë anëtarët e këtij komisioni, nëse nuk janë të interesuar t’i zëvendësoj me tjerë”, tha ai.

    Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku, ka thënë që nëse deputetët e VV’së s’vijnë edhe një herë do të ftohet seancë e jashtëzakonshme.

    Anëtarët e këtij komisioni nga VV janë Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta Isufi, Halil Thaçi dhe Sali Zyba.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark