Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me një pikë në ndeshjen kundër Gjilanit.
Ai është ndarë i kënaqur me shumë gjëra në përballjen Prishtina – Gjilani.
“Jam shumë i kënaqur me pikën e fituar. Na munguan dy lojtarë të rëndësishëm, kapiteni Mici dhe Mërgim Pefqeli, të cilët i kanë dhënë energji të madhe lojës tonë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj, Prapashticës dhe Shabanit. I befasoi të gjithë goli i dytë i Gjilanit. Nuk e dija a ishte apo jo gol. Por, kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi ka qenë një ndeshje e mirë. Referimi nga Isa Kastrati ka qenë i mirë e po ashtu edhe tifozët ishte në nivel”, ka thënë Munishi. /KOHA