×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Murali i gruas symbyllur në Gjilan, Halimi e LDK-së e denoncon për patriarkalizëm Alban Hysenin

    Insajderi
    18 June 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka denoncuar për patriarkalizëm kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin.

    Përmes një postimi në Facebook, Halimi tha se murali i titulluar “Forca e Gruas” ku paraqitet një grua me një foshnjë ndër duar dhe me sytë e lidhur me një konop, nuk ka të bëjë fare me fuqizimin e grave, por me robërimin e tyre.

    “Mural në hapësirë publike, pa fuqi figurative, ajo na shfaqet si besimtare e verbër dhe pa asnjë qëllim jetësor pos familjes.” , ka shkruar ajo.

    Halimi tha se sipas këtij murali gratë shihen thjesht si lindëse dhe rritëse të fëmijëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark